Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë dhe sekuestrojë, një veturë e cila është raportuar si e vjedhur në Itali.
Me datën 23.07.2022 rreth orës 16:20, nga Shqipëria për në Kosovë, ka ardhë vetura Land Rover me targa të Shqipërisë, të cilin e drejtonte shtetasi i Shqipërisë me inicialet G.H. 1990, e cila është selektuar për kontrollë në vijën e dytë.
Policia ka njoftuar se gjatë kontrollimit të veturës dhe numrit identifikues të veturës, është dyshuar se vetura është raportuar e vjedhur.
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e FRONTEX, të cilët janë me mision në PKK Vermicë, është bërë verifikimi më i detajuar i automjetit dhe pas një pune hetimore dhe verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky automjet është raportuar i vjedhur në Itali, në vitin 2019.
Më pas dyshohet se i janë falsifikuar dokumentet e automjetit dhe i njejti është ri–regjistruar në Shqipëri.
“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit pranë P.Th Prizren, i cili ka urdhëruar që të inicohet rasti dhe vetura të sekuestrohet.Lenda për hetim i dorëzohet njësitit të autokrimeve dhe sipas procedurave të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.