image Policia e arreston në kufi një 37-vjeçare që ishte në kërkim policor

Siguri

Policia e arreston në kufi një 37-vjeçare që ishte në kërkim policor

news image

Dje rreth orës 13:50 një grua 37 vjeç është ndaluar në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas verifikimit nga ana e zyrtarëve policorë, e njëjta ka rezultuar se është në kërkim policor nga Prokuroria Themelore e Pejës.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se patrulla policore e ka marrë të dyshuarën dhe e ka dërguar në Prokurorinë në Pejë dhe më pas është liruar.

/GazetaSinjali/