Një aksion i Doganës së Kosovës, i asistuar nga Policia, është duke u zhvilluar në një lokal te Tranziti i Ri në Prizren, mëson Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se tashmë po kryhen bastisje në këtë lokal, ku sipas informacioneve të para pritet të bëhet sekuestrimi i disa provave që lidhen me rastin që ka qenë objekt hetimi.
Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë përgjigje nga Policia dhe Dogana, por të njëjtit kanë deklaruar se nuk kanë informacione.
Sinjali ka siguruar disa pamje nga ky aksion i Policisë.
Sinjali do të iu mbajë të informuar.