image Policia del me raport për protestën e serbëve në Mitrovicë dhe Graçanicë

Siguri

Policia del me raport për protestën e serbëve në Mitrovicë dhe Graçanicë

news image

Dje në Graçanicë e Mitrovicë qytetarët serbë të Kosovës kanë protestuar kundër moslejimit të zgjedhjeve serbe në Kosovë dhe kundër suspendimit të gjyqtares, Liljana Stevanoviq, shkruan Gazeta Sinjali.

E në lidhje me këtë protestë, Policia e Kosovës ka dalë me raport, e cila konsiderohet si e qetë dhe pa incidente.

“Rr. Lola Ribare, Mitrovicë Veri (NN) 25.03.2022 – 12:00. Është mbajtur një protestë në shenjë pakënaqësie lidhur me ndalimin e votimit e zgjedhjeve të Serbisë, në territorin e Republikës së Kosovës. Rreth orës 12:44 protesta ka përfunduar dhe qytetarët janë shpërndarë. Nuk raportohet për ndonjë incident”, thuhet në njoftim.

“Graçanicë 25.03.2022 – 11:25. Raportohet se disa qytetarë kanë protestuar në Graçanicë lidhur me mos lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në R. e Kosovës. Protesta ka përfunduar e qetë”, thuhet më tutje në njoftim.

Protesta nisi me një numër të konsiderueshëm të qytetarëve serbë që me parulla në duar të cilat mbanin mbishkrime si “Me paqe kundër dhunës së Kurtit”, “Kurti nuk do t’i dëbojë serbët nga Kosova dhe Metohia”, “Duam vetëm të drejtat tona”, dolën të shprehin pakënaqësitë e tyre lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve në territorin e Kosovës.

/GazetaSinjali/