image Policia deklarohet për aksidentin në Fushë Kosovë: I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes

Siguri

Policia deklarohet për aksidentin në Fushë Kosovë: I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar sot për një aksident që ka ndodhur në Fushë Kosovë, më saktësisht para ETC-së, ku janë përfshirë një këmbësore dhe një automjet.

Rreth orës 11:00, në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësore.
Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut, të cilët përveç që po hetojnë rrethanat e këtij aksidenti, janë duke punuar në identifikimin e personit/ ngasësit të automjetit të përfshirë në aksident, pasi që i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes
“, ka thënë Flora Ahmeti për Sinjalin.