image Policia britanike arreston shqiptaren që vrau me thikë vajzën shtatë vjeçe (Video)

Botë

Policia britanike arreston shqiptaren që vrau me thikë vajzën shtatë vjeçe (Video)

news image

Policia e Mançesterit ka publikuar një video ku shihet arrestimi i shqiptares, Eltiona Skana e cila dyshohet për vrasjen e shtatë vjeçares, Emily Jones.

E dyshuara, gjatë arrestimit e pranon se në çantë e ka një thikë, përcjellë Gazeta Sinjali.

Në këtë video të publikuar dëgjohet edhe një kalimtare rasti e cila thotë “Mendojë se ajo e ka vrarë dikë”.

Një gjykatës britanik tha të martën se Skana mund të mos lirohet kurrë nga burgu, ndërsa policia lokale e ka përshkruar atë si shkelëse të rrezikshme të ligjit pasi ia preu fytin vajzës shtatë vjeçe në një park në mars.

Skana kishte arritur të largohej nga vendi ku e kishte kryer krimin, por një kalimtar i rastit e kishte ndjekur dhe e kishte ndalur vrasësen derisa kishte arritur policia.

Të martën, gruaja e akuzuar për krimin e tmerrshëm u dënua me burgim të përjetshëm pa të drejtë kërkese për ndryshim të vendimit për së paku tetë vjet.

Lëvizjet e gruas ishin kapur edhe nga kamerat e sigurisë në hapësira tjera, përfshirë një qendër tregtare.

Prokuroria pretendoi se gruaja e kishte blerë thikën që e përdori për kryerjen e krimit në ditën kur e kreu aktin.

Gruaja e dënuar do të jetë nën vëzhgim të personelit të shëndetit mendor dhe gjendja e saj do të vlerësohet para ndonjë vendimi tjetër për mundësinë e lirimit të parakohshëm.

Eltiona Skana nuk kishte shfaqur asnjë llojë emocioni kur gjyqtari i kishte bërë të ditur se ka mundësi që nuk do të lirohet kurrë.

/Gazeta Sinjali/

https://www.youtube.com/watch?v=53rjh-juf8Q