image Policia bastis dy lokacione në Gjilan, gjen marihuanë

Siguri

Policia bastis dy lokacione në Gjilan, gjen marihuanë

news image

Gazeta Sinjali mëson se në fshatin Livoq i Epërm në Gjilan, dje rreth orës 18:30, janë ndaluar dy persona për shkak se të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Kultivim i bimëve të dyshuara narkotike”.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se gjatë kontrollit tek të dyshuarit janë gjetur një cigare e dyshuar, narkotikë dhe një thikë.

Njësitet policore kanë kryer bastisje në dy lokacionet e të dyshuarve, ku tek njëri i dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar një qese plasmasti me substanca narkotike të marihuanës, në peshë prej 10.7 gram, një qese plasmasti me fara me peshë prej 3-4 gram, dy grinder, gjashtë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një armë të gjatë të gjuetisë modeli Pumparic dhe një thikë.

Sipas sinjalizuesit tek i dyshuari i dytë janë gjetur dhe konfiskuar një qese plasmasti me fara të Kanabis Sativa, me peshë 43.3 gram dhe një grinder.

Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

/Gazeta Sinjali/