image Policia bastisë dy banesa në Prishtinë, arrestohen tri gra dhe një burrë për trafikim të njerëzve

Siguri

Policia bastisë dy banesa në Prishtinë, arrestohen tri gra dhe një burrë për trafikim të njerëzve

news image

Tri gra dhe një burrë janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Trafikim me njerëz dhe posedim i narkotikëve”, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia gjatë ditës së sotme ka kontrolluar banesat e të dyshuarve në Prishtinë dhe ka konfiskuar pajisje elektronike: katër telefona mobil, një Llap top, dy USB dhe 2 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë së bashku me pajisjet për bluarjen e narkotikeve.

Personat e dyshuar janë K.K, 49-vjeçar, A.M, 21-vjeçar, Xh.M, 31-vjeçar dhe A.R., 21-vjeçar.

“Lidhur me këtë rast, viktima (femër) e trafikimit  është trajtuar sipas procedurave standarde për viktimat e trafikimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa, me aktvendim të prokurorit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/