image Policia bastis shtëpinë e 24-vjeçarit të dyshuar për prostitucion - gjen drogë, armë e para - Sinjali

Policia bastis shtëpinë e 24-vjeçarit të dyshuar për prostitucion – gjen drogë, armë e para

news image

Mëngjesin e sotëm rreth orës 09:20, Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e 27-vjeçarit me iniciale G.A., në Gjilan, i dyshuar për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Blerje, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotropike”.

Ky aksion i policisë u krye në vazhdën e rastit “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”, raporton Gazeta Sinjali.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, në cilësi të provave materiale, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar këto dëshmi si në vijim:

1) Një armë – revolver “Magnum” me 37 copë fishekë.

2) 67 qese të vogla të plastikës me substancë narkotike të llojit marihuanë, me peshë 80.6 gramë, e gatshme për shitje.

3) 400 franga zviceriane dhe 90 euro.

Policia njofton se 27-vjeçari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës nga hetuesit e Hetimeve Regjionale dhe hetuesit e DHTN-së në Gjilan dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin