image Policia bastis një shtëpi në Viti, gjen pesë armë zjarri dhe mbi 500 fishekë – arrestohet pronari

Siguri

Policia bastis një shtëpi në Viti, gjen pesë armë zjarri dhe mbi 500 fishekë – arrestohet pronari

news image

Posedimi i armëve ilegale është bërë dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi Policia vazhdimisht has në persona të cilët mbajnë armë zjarri e të ftohta, duke u cenuar kështu siguria publike. Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Viti kanë kryer bastisje sot në shtëpinë e një qytetari të dyshuar për kanosje, ku kanë gjetur armë zjarri e municion, raporton Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë kontrollit, në shtëpinë e 55-vjeçarit janë gjetur një pushkë gjuetie me 25 fishekë, një pushkë Karabin me 156 fishekë, një revole me dy karikatorë dhe shtatë fishekë, një revole me shurdhues me 203 fishekë, një revolver me shurdhues me 81 fishekë, si dhe 37 fishekë dhe një tytë e revoles, për të cilat nuk posedonte leje nga organet kompetente.

I dyshuari është arrestuar dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj tij është iniciuar rasti për veprën ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Me urdhër të prokurorit, 55-vjeçari është ndaluar për 48 orë.

/GazetaSinjali/