image Policia bastis një shtëpi në Prizren, gjen armë e municion

Siguri

Policia bastis një shtëpi në Prizren, gjen armë e municion

news image

Pasditen e djeshme Policia e Kosovës ka bastisur një shtëpi në rrugën “Edi Durhan” në Prizren, në të cilën ka gjetur dhe ka sekuestruar armë e municion, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se në këtë shtëpi, në mes të tjerash, është gjetur një kallash AK-47 me 59 fishekë.

“Rr. Edi Durhan, Prizren, dje rreth orës 16:00, është arrestuar një i dyshuar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar: një AK-47, dy karikatorë, 59 copë fishekë, dy këllëfe të pistoletës. I dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në përgjigjen e Osmanollajt.

Ai tha se arsyeja e bastisjes ishte informacioni që posedonte policia, që në atë shtëpi ka armë pa leje./Gazeta Sinjali/