image Policia bastis një shtëpi në Pejë, arreston pronarin

Siguri

Policia bastis një shtëpi në Pejë, arreston pronarin

news image

Dje në fshatin Vitomiricë të Pejës është arrestuar një person për veprën penale “armëmbajtje pa leje”, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai u arrestua gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, ku policia gjeti dhe konfiskoi një pushkë gjuetie, si dhe katër fishekë.

Burime të Sinjalit nga prokuroria bëjnë të ditur se shtëpia e tij u bastis për shkak se ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person tjetër.

Sinjali merr vesh se personi i arrestuar është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/