image Policia bastis një shtëpi në Novobërdë, arreston pronarin 54- vjeçar

Siguri

Policia bastis një shtëpi në Novobërdë, arreston pronarin 54- vjeçar

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një 54-vjeçar të dyshuar për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, raporton Gazeta Sinjali.

54-vjeçari është arrestuar sot në fshatin Kufc i Epërm në Novobërdë, gjatë një operacioni bastisje –kontrolli të policisë në shtëpinë e tij, lidhur me një rast të mëhershëm.

Policia ka njoftuar se gjatë këtij operacioni, në shtëpinë e të dyshuarit dhe në objektet ndihmëse (hambarë), ka gjetur dhe ka konfiskuar, si dëshmi materiale:

•             një pushkë automatike me pesë (5) karikatorë,

•             njëqind e tetëdhjetë e katër (184) fishekë të kalibrit 7.62 mm,

•             një pistoletë TT, me dhjetë (10) fishekë dhe

•             dy karikatorë (cal. 7.62).

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Gjilan, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./Gazeta Sinjali/