Në fshatin Dobërçan të Gjilanit, mbrëmë rreth orës 20:00 është arrestuar një i dyshuar, për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Organizim i Skemave Piramidale dhe Bixhozit të Paligjshëm” raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizues të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se ai dyshohet se në lokalin, të cilin e kishte shfrytëzuar si bastore sportive, kishte organizuar dhe zhvilluar lojëra të fatit.
Njësitë policore si dëshmi në lokalin e të dyshuarit kanë gjetur dhe sekuestruar: 4 TV plazma, 2 monitorë të kompjuterëve, 1 modem shpërndarës të rrjetit wi-fi dhe 2 tiketa të plotësuara.
Sipas sinjalizuesve, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Gazeta Sinjali/