image Policia arreston tre persona në Pejë për vjedhje të rëndë

Siguri

Policia arreston tre persona në Pejë për vjedhje të rëndë

news image

Tre persona janë arrestuar në Pejë pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’. Të dyshuarit për këtë vepër penale janë A.SH., i lindur në vitin 1994, L.S. i lindur në vitin 2000 dhe E.A. i lindur në vitin 1992.

Policia ka konfiskuar një televizor dhe katër zmadhues të zërit, të cilat më pas i janë kthyer pronarit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari i parë dhe i tretë janë ndaluar për 48-orë, ndërsa i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt./ Gazeta Sinjali/