Tre persona janë arrestuar në Pejë pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’. Të dyshuarit për këtë vepër penale janë A.SH., i lindur në vitin 1994, L.S. i lindur në vitin 2000 dhe E.A. i lindur në vitin 1992.
Policia ka konfiskuar një televizor dhe katër zmadhues të zërit, të cilat më pas i janë kthyer pronarit.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari i parë dhe i tretë janë ndaluar për 48-orë, ndërsa i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt./ Gazeta Sinjali/