Polica e Kosovës ka arrestuar një person pasi që ishte në kërkim në bazë të urdhëresës nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit, personi i arrestuar mbrëmë rreth orës 22:30 në Mitrovicë të Jugut, po kërkohej për vuajtjen e dënimit me kohëzgjatje prej 25 ditësh për veprën penale “ Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Sinjali mëson po ashtu, se i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë.