image Policia arreston dy të dyshuar për bixhoz në një lokal në Gjakovë, ua konfiskon aparatet e lojërave të fatit

Siguri

Policia arreston dy të dyshuar për bixhoz në një lokal në Gjakovë, ua konfiskon aparatet e lojërave të fatit

news image

Policia e Kosovës ka intervenuar mbrëmë rreth orës 19:00, në një lokal në rrugën “Dedë Gjon Luli”, në Gjakovë, në të cilin dyshohej se organizoheshin lojëra të fatit, raporton Gazeta Sinjali.

Gjatë këtij operacioni, në prangat e Policisë u vunë dy persona të dyshuar, në lokalin e të cilëve zhvilloheshin këto veprimtari.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë hasur dhe sekuestruar katër aparate të lojërave të fatit (APEX).

Ndaj dy të arrestuarve, prokurori ka vendosur masën e ndalimit policor për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore në Gjakovë./GazetaSinjali/