image Policia arreston 4 të dyshuar për sulme të para 10 viteve me mjete shpërthyese në Gjilan

Siguri

Policia arreston 4 të dyshuar për sulme të para 10 viteve me mjete shpërthyese në Gjilan

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një person të dyshuar për dy raste të sulmeve me mjete shpërthyese në një kompani private në Gjilan gjatë vitit 2010, shkruan Gazeta Sinjali.

Lidhur me këtë rast policia po ashtu ka arrestua tre të dyshuar për shtytje dhe ndihmë në kryerjen e kësaj vepre.

“Pas hetimeve të zhvilluara sot më 26.05.2020 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti gjatë vitit 2010 dyshohet se ka kryer dy raste të sulmeve me mjete shpërthyese në një kompani private. Po ashtu janë arrestuar edhe tre meshkuj kosovar të dyshuar për veprat penale shtytja dhe ndihma në kryerjen e veprës penale. Katër të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/