image Policia aksion në Shëngjin/ Disa të arrestuar, një nga Kosova dhe një nga Arabia

Shqipëri

Policia aksion në Shëngjin/ Disa të arrestuar, një nga Kosova dhe një nga Arabia

news image

Tre persona janë arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë vënë nën hetim gjatë një aksioni të policisë në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, në Shqipëri pasi që u kapën me lëndë narkotike kokainë, ekstazi dhe kanabis sativa.

Në pranga janë vënë I.D., 40-vjeç, banues në Norvegji, D.S., 40-vjeç, banues në Itali dhe F.Xh., 23-vjeç, banues në Tiranë, ndërsa po hetohen A.Q., 27-vjeç, banues në Kosovë, M.A., 34-vjeç, banues në Arabi Saudite, J.I., 36-vjeç, banues në Kosovë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, raporton abcnews. /GazetaSinjali/