Sot një zyrtar policor, i nacionalitetit serb (emër i njohur për redaksinë) e ka denoncuar në Stacionin Policor në Veri të Mitrovicës, një shqiptar, si të dyshuar për veprën penale “ngacmim”.
Siç merr vesh Sinjali, nga persona të afërt me shqiptarin që u denoncua Ardian Hakaj, polici denoncimin e tij e ka mbështetur në një status të Hakajt në Facebook, ku e kishte quajtur “kanibal i shqiptarëve gjatë luftës”, bazuar në një libër.
Siç duket, polici nuk ka duruar dhe menjëherë e ka raportuar rastin, pasi që ka deklaruar se po ndihet i ngacmuar nga shqiptari.
Ky rast është hapur sot, me urdhër të një prokuroreje, po ashtu e nacionalitet serb.
Sinjali ka sigruar postimin e shqiptarit në Facebook, për të cilin është bërë denoncimi, ku thuhet se “Ky eshte polici i kosoves që sonte e kishte rastin tim dhe e mbrojke te patëdrejtin kurse i drejti isha une shqiptar ishë qeveria Jonë para disa viteve e ka veshur police te kosoves që ishte kanibal i shqiptarve shikojeni emeri i tijë eshte Illija me vendbani ne lagjejen e boshnjakve dhe punon ne stacionin veri te MITROVICES”.
Reagimi i Hakajt në rrjetin social Facebook, lidhet me një rast të mëhershëm.