image Polici rrihet me grushta dhe shkelma në Londër, kalimtarët qeshin e bëjnë selfie

Botë

Polici rrihet me grushta dhe shkelma në Londër, kalimtarët qeshin e bëjnë selfie

news image

Një polic në Londër është sulmuar nga disa njerëz me grushta dhe shkelma, ndërkohë që kalimtarët buzëqeshnin dhe bënin selfie, pa i ardhur në ndihmë.

Federata e Policisë Metropolitane, e cila përfaqëson oficerë me gradë tha se sulmet ndaj oficerëve po rriten.

Një 20-vjeçar dhe një 38-vjeçar janë arrestuar me dyshimin se sulmuan një oficer policie dhe e lanë me lëndime të lehta atë dhe kolegen e tij.

Kryetari i Londrës, Sadiq Khan është shprehur: Unë e dënoj plotësisht sulmin e turpshëm ndaj dy oficerëve të Policisë Metropolitane. Këta oficerë të guximshëm po bënin detyrën e tyre. Ne u kemi borxh një mirënjohje të madhe dhe u uroj atyre një shërim të plotë dhe të shpejtë.

Khan tha se sulmet ndaj policisë sonë nuk do të tolerohen. /Gazeta Sinjali/