image Polici përkrah publikisht thirrjen që "të digjet me benzinë Thaçi, Mustafa dhe e gjithë LDK-ja, të udhëheqë vetëm Kurti"

Kosovë

Polici përkrah publikisht thirrjen që “të digjet me benzinë Thaçi, Mustafa dhe e gjithë LDK-ja, të udhëheqë vetëm Kurti”

news image

Fisnik Millaku, pjesëtar i Policisë së Kosovës, njëherësh bashkëshorti i ish-deputetes së Vetëvendosjes, Drita Millakut ka përkrahur thirrjen e një personi në rrjete sociale që presidenti, Hashim Thaçi dhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa të digjen me benzinë.

“O ska gjynah tek kta, kta duhet mi la me benzin mi rjep, e mi kryp te trash e mi kall, edhe pak osht bile, qka jan ka i bajn kti populli, nga Hasha e Is putini e deri tek ma i vogli, kta nuk rrine rahat, po duhet urgjent mu mobilizu, e mu qu ne kam i madh e vogel, me kan vetem nje njeri qe udheheq e ai eshte Albin Kurti, kishte shkruar një komentues në postimin e Millakut.

Ky i fundit e ka përkrahur këtë thirrje duke shkruar: “Kurgja te keqe nuk tha”.

Sipas një urdhërese të lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës u ndalohet të gjithë pjesëtarëve të saj të komentojnë nëpër rrjetet sociale.

Përkundër kësaj urdhërese dhe kodit të etikës që duhet t’i përmbahen Policia e Kosovës, zyrtari policor Fisnik Millaku duket se e ka zgjedhur t’i sfidojë këto kufizime, madje, ai shkon aq larg sa perkrahë nxitjen e urrejtjes për të gjithë ata qe janë kundër mendimit të Albin Kurtit.

Gazeta Sinjali mëson se rasti së shpejti do të trajtohet nga Inspektorati i Kosovës, ndërkohë mbetet të shihet nëse do të ketë reagim edhe nga Drejtori i Pergjithshem i Policisë, i cili ditë më parë suspendoi nga detyra komandantin e Njësisë Speciale për shkak të mosrespektimit të vendimit për karantinim./Gazeta Sinjali/