image Polici francez rrihet me liderin e komunitetit me ngjyrë

Botë

Video/ Polici francez rrihet me liderin e komunitetit me ngjyrë

news image

Një polic francez është pezulluar nga detyra dhe po përballet me akuza penale pasi u filmua duke goditur një lider të komunitetit me ngjyrë në periferi të Parisit, pas disa trazirave që ndodhën atje.

Video e postuar në mediat sociale tregon Lamine Ba, 34 vjeç, i cili mbrohet pasi polici përkulet për t’i kapur këmbët dhe për ta rrëzuar në tokë.

Polici pastaj e godet atë me grushta në fytyrë, e ai ia kthen po njësoj. E gjitha duket si një ndeshje boksi në rrugët e Sevran, një qytet në departamentin e Seine-Saint-Denis, në veri lindje të Parisit.