image Polici e përplasë për tokë adoleshenten që doli në rrugë pa mbulesë

Botë

Botë/ Polici e përplasë për tokë adoleshenten që doli në rrugë pa mbulesë

news image

Një zyrtar policor e përplasi për tokë një adoleshente, të cilën e kapi duke u shëtitur nëpër rrugët e Iranit pa hixhab.

Në një video të publikuar në Twitter nga gazetari iranian, Masih Alinejad, shihet vajza duke u munduar t’i rezistojë policit.

Vajzat po ecte pa mbulesë në Shahr-e-Rey, qytet ky 30 minuta larg në jug të Teheranit, kur një zyrtar policor e thirri dhe e urdhëroi që të ndalet.

E kur ajo injoroi urdhrat e tij dhe vazhdoi të ecte, e përplasi me fytyrë për tokë. Kur një djalë i ri tentoi ta mbrojë mikeshën, polici e goditi me grusht në fytyrë./Gazeta Sinjali/