image "Turp, turp, turp", polici Amir Hoxha i reagon edhe Sindikatës

Siguri

“Turp, turp, turp”, polici Amir Hoxha i reagon edhe Sindikatës

news image

Zyrtari i Policisë së Kosovës, Amir Hoxha, ka reaguar ndaj kreut të Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri pasi ky i fundit ka deklaruar se sipas rregullores, policëve nuk iu lejohen komentet politike.

Hoxha thotë se në reagimin e tij ka shprehur atë që i takon me ligj dhe që ia garanton Kushtetuta. Derisa ka kritikuar Sindikatën për mosdije në adresimin e kërkesave të policëve.

“Turpi ka emer , arsyetone te pakten 10% qe i merrni nga pagat e zyrtareve.

Une kam shpreh diqka qe me takon me ligj dhe qe kushtetuta ma garanton e qe eshte me e larte se UA tuaja qe i nderroni qdo mandat , nese juve ju dhemb dhe nuk dini ti adresoni kerkesat e vartesve te juaj atëherë kjo barre na takon neve se fundja jem qytetare të kësaj  Republike .

Turp turp turp ”, ka shkruar polici Amir Hoxha.

Kryetari i kësaj sindikate, Imer Zeqiri, ka deklaruar për Sinjalin se sipas urdhëresës, zyrtarët policorë nuk kanë të drejtë të postojnë mjete apo komente politike.

 “Janë disa gjëra të kufizuara në polici. Ne nuk kemi të drejtë të bëjmë publikime politike. Është një urdhëresë nga menaxhmenti që thotë se nuk kemi të drejtë të bëjmë komente politike. Ajo urdhëresë është që disa vite”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/