Masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës kundër pandemisë COVID-19 siç duket nuk po vlejnë për zyrtarët policorë, të cilët duhet monitoruar zbatimin e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në Veri të Mitrovicës. Disa zyrtarë policorë atje, janë parë pa maska mbrojtëse, gjatë ditës së sotme.
Një sinjalizues i Sinjalit ka dërguar pamje ku shihen policët që nuk u bëhet vonë për situatën e rënduar me koronavirus në vend.
Në pamjet që ka dërguar sinjalizuesi, dy zyrtarë policorë shihen afër një veture, ndërsa një polic brenda një veture tjetër, i cili po ashtu është pa maskë.