Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë pritur me brohoritma nga qytetarët në Mitrovicë të Jugut.
Numër i konsiderueshëm i tyre kanë dalë që t’i presin policët pas kthimit nga Jarinja dhe Bërnjaku.
Thirrjen për këtë pritje e ka bërë kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri.
Pak kohë më parë policët kosovarë janë larguar nga dy pikat kufitare, pasi që janë larguar barrikadat dhe protestuesit. /GazetaSinjali/