image Policët e Kosovë punojnë nga 12 orë të dielën për shkak të zgjedhjeve

Kosovë

Zgjedhje/ Policët e Kosovë punojnë nga 12 orë të dielën për shkak të zgjedhjeve

news image

Shumica dërmuese e policëve të Kosovës, do të punojnë me orar të zgjatur ditën e nesërme për shkak të zgjedhjeve të jashtëzakonshme që do të mbahen në vend. Ndërkohë Gazeta Sinjali merr vesh se në disa rajone policët do të punojnë nga 12 orë, ndërsa disa të tjerë me nga 8 orë.

Kontaktuar për këtë çështje zyrën për informim nga Polica e Kosovës nuk kanë pranuar të japin numrin e policëve që do të angazhohen për zgjedhje dhe as për orarin e tyre.

Mirëpo, kanë deklaruar se në çdo pikë të votimit do të jenë të paktën dy policë, por se do të ketë edhe forca të tjera të shtuara.

Bajram Krasniqi i ka thënë Gazetës Sinjali se Policia e Kosovës ka paraparë numër të mjaftueshëm të zyrtarë policorë.

“Policia e Kosovës do të angazhojë një numër të mjaftueshëm të zyrtarëve policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin njësiteve të ndryshme brenda Policisë së Kosovës, si dhe ka marrë masa shtesë duke caktuar edhe koordinatorë të Policisë me KQZ-në dhe institucionet tjera të angazhuara në këtë proces”, ka deklaruar ai.

Në komunikatën e lëshuar nga Polica e Kosovës gjatë ditës së djeshme kanë njoftuar se është planifikuar operacioni prej katër fazave për zgjedhjet e 6 tetorit.

“Planifikimi operativ ka paraparë implementimin dhe realizimin e operacionit policor në katër faza, siç është filluar nga periudha parazgjedhore apo përgatitore vlerësuese, pastaj angazhimi në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës zgjedhore, angazhimi dhe garantimi i sigurisë në fazën kyçe të ditës së zgjedhjeve si dita (Z), si dhe periudha pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të PK-së të materialit sensitiv e deri në përfundim të procesit”.

“Njëkohësisht PK-ja do të marrë masa të inicimit dhe procedimit të çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrjes së të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet e vendit që rregullojnë/sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj”, thuhet në njoftimin nga Policia e Kosovës./Gazeta Sinjali/