image Policët civil në shkollat e mesme të Ferizajt gjejnë substanca narkotike e boks hekuri

Siguri

Policët civil në shkollat e mesme të Ferizajt gjejnë substanca narkotike e boks hekuri

news image

Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj dje pas disa kontrollove të zhvilluara nga policë me rroba civil, në oborrin e një shkolle të mesme të lartë në Ferizaj, kanë ndaluar një person të dyshuar me inicialet L.S., 20-vjecar, ku gjatë kontrollimit të tij janë gjetur qese me substancë të dyshuar të narkotikëve.

Policia ndaj 20-vjeçarit ka iniciuar rast penal për procedura të mëtejme hetimore, njofton Gazeta Sinjali.

Ndërkaq, në oborrin e një shkolle tjetër të mesme të lartë në Ferizaj, është ndaluar një tjetër nxënës, ku gjatë  kontrollit në çantën e tij është gjetur një mjet, boks hekuri. Ndërsa, pas bisedës me të ai ka pranuar se kishte edhe një armë zjarri të  fshehur në një  shtëpi të pa banuar në një fshat të Ferizajt.

Policia më pas ka gjetur dhe konfiskuar armën e zjarrit pa fishek.

Në lidhje me këtë  personi i dyshuar është  shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe me vendim të prokurorit për të mitur nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, është iniciuar rast penal “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”./GazetaSinjali/