image Polica e Kosovës në Pejë arreston rastësisht hajnat e dyshuar për vjedhje të rënda

Kosovë

Siguri/ Polica e Kosovës në Pejë arreston rastësisht hajnat e dyshuar për vjedhje të rënda

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar në mëngjesin e sotëm tre persona të dyshuar në Klinë, të cilët pasi kanë vërejtur patrullën e policisë kanë ikur. Policia e Kosovës pas 10 minutave ndjekje kanë arritur që t’i arrestojnë.

Sot, rreth orës 4:40 të mëngjesit, Njësiti i Hetimeve kanë qenë duke zhvilluar patrullime pranë Stacionit Policor në Klinë, kur kanë hasur tre personat e dyshuar”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Të dyshuarit e arrestuar janë: P.D.(1992), S.Ll.(2000) dhe P.P.(1986).

“Personat e arrestuar janë të dyshuar për disa vepra të vjedhjes së rënë në zonën e Klinës. Të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 orë”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/