image Pogba niset për në Dubai për ta vazhduar rehabilitimin nga lëndimi

Futboll

Pogba niset për në Dubai për ta vazhduar rehabilitimin nga lëndimi

news image

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, ka udhëtuar në Dubai për të vazhduar rehabilitimin e tij nga një dëmtim në kofshë në kushtet e motit të ngrohtë.

Pogba pësoi dëmtim në stërvitje derisa ishte në detyrë ndërkombëtare me Francën, javën e kaluar përpara ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës kundër Kazakistanit dhe Finlandës.

Federata Franceze e Futbollit tha se Pogba ishte “viktimë e një dëmtimi në kuadricepsin e kofshës së djathtë”.

28-vjeçari ka udhëtuar në Dubai për të vazhduar rikuperimin e tij mes frikës se ai mund të përjashtohet deri për Vit të Ri.

Pogba postoi dy foto për mbështetësit përmes mediave sociale të mërkurën, me mbishkrimin “modaliteti i rikuperimit aktiv”.

Mesfushori i Manchester United, Pogba thotë se do të ‘rikthehet i fuqishëm’ nga një dëmtim në kofshë të marrë gjatë stërvitjes me Francën.

Duke folur javën e kaluar pas lëndimit, Pogba tha: “Ne nuk e humbim besimin, nuk e humbim atmosferën pozitive.

United do të përballet me Watford në ‘Vicarage Road’ në Premier League të shtunën përpara se të udhëtojë te Villarreal në Ligën e Kampionëve të martën. /Gazeta Sinjali Sporti/