Paul Pogba do të mungojë në dy ndeshjet e Francës, kundër Kazakistanit dhe Finlandës në kualifikime për Kupën e Botës, pasi e pësoi një lëndim në kofshën e djathtë.
Mesfushori i Manchester Unitedit u pa duke u larguar nga seanca stërvitore me mjekun e ekipit, Franck Le Gall.
Si pasojë, ai është tërhequr nga ekipi kombëtar për ta shëruar lëndimin.
“Paul Pogba u detyrua të tërhiqet nga dy ndeshjet e ardhshme të Francës, kundër Kazakistanit në Parc des Princes dhe kundër Finlandës në Helsinki”, thuhet në njoftimin e Federatës Franceze të Futbollit.
Ai do të zëvendësohet nga Jordan Veretout i Romës.
Pogba mungoi në dy ndeshjet e fundit të Unitedit në Premierligë, në humbjen 2:0 ndaj Manchester City dhe në fitoren 3:0 kundër Tottenhamit./Gazeta Sinjali Sporti/