image Podujevë, një person tenton t'i rrëmbejë dy djem

Siguri

Podujevë, një person tenton t’i rrëmbejë dy djem

news image

Dje rreth orës 13:00 në Podujevë, një person është ankuar në polici se një person i dyshuar me një veturë të panjohur ka tentuar që t`i rrëmbej dy viktima meshkuj kosovarë, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarjen e kanë konfirmuar nga policia, të cilët kanë thënë se rasti është duke u hetuar nga njësia kompetente.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se një person i dyshuar dhe i panjohur me një veture, ka tentuar të rrëmbej dy viktimat meshkuj kosovarë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për Gazetën Sinjali.

/ Gazeta Sinjali/