image Podujevë: Në këndin e lojërave për fëmijë, një 19-vjeçar dhe një i mitur kapen nga policia me thikë, shufër metali e rizlla për narkotik

Siguri

Podujevë: Në këndin e lojërave për fëmijë, një 19-vjeçar dhe një i mitur kapen nga policia me thikë, shufër metali e rizlla për narkotik

news image

Posedimi i armëve të ftohta e me raste edhe atyre të zjarrit nga të miturit, është bërë dukuri shqetësuese e cila ka prekur të gjitha qytetet e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

E një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Nuhi Gashi”, në Podujevë, në këndin e lojërave për fëmijë.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë thonë se, një njësi policore ka ndaluar dy persona të dyshuar për kontroll, ku te 19-vjeçari është gjetur një shufër metalike si dhe disa rizlla që përdoren për lëndë narkotike, kurse tek i dyshuari tjetër i mitur 15 vjeçar është gjetur një thikë.

Pas intervistimit të dy të dyshuarve, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është hapur “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

/GazetaSinjali/