image Podujevë, i vënë zjarrin shtëpisë dhe i vjedhin rrethojën e oborrit

Siguri

Podujevë, i vënë zjarrin shtëpisë dhe i vjedhin rrethojën e oborrit

news image

Një person në Podujevë ka paraqitur rastin në Polici, pasi që i është vënë zjarri shtëpisë së tij.

Po ashtu, ai ka treguar se i është vjedhur edhe rrethoja e oborrit.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin shtëpisë së tij dhe kanë vjedhur rrethojën e oborrit në gjatësi rreth 35 metra”.

/GazetaSinjali/