image Podujevë: Aksident mes dy veturave, vdes një grua

Siguri

Podujevë: Aksident mes dy veturave, vdes një grua

news image

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në Podujevë, mes dy automjeteve me drejtues meshkuj kosovarë dhe si pasojë e kësaj ka vdekur një grua, transmeton Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës raporton se nga plagët e shkaktuara, ka ndërruar jetë një grua dhe janë lënduar dy drejtuesit e veturave së bashku me katër pasagjerët, që janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Podujevë 10.10.2020 – 22:25. Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku të përfshira kanë qenë dy automjete me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy drejtuesit e automjeteve si dhe katër pasagjerët, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Nga plagët e shkaktuara ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së. /Gazeta Sinjali/