Ekrem Hyseni i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka shpallur fitoren në Podujevë, pavarësisht se ende s’ka përfunduar numërimi i të gjitha votave.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hyseni ka thënë se me punë do të fillojnë qysh nesër.
“Faleminderit Llapi im♥️ Ju më keni dhënë nderin më të madh të jetës time! Përjetësisht do të mbetem i njejti, gjithmonë në shërbimin tuaj! Nga puna do të fillojmë qysh nesër. Fitorja është e jona”, ka shkruar Hyseni.