image "Po ushqehen fshehtas", menaxhmenti i Trepçës publikon foto nga kamerat e sigurisë, i quan sabotues grevistët

Kosovë

“Po ushqehen fshehtas”, menaxhmenti i Trepçës publikon foto nga kamerat e sigurisë, i quan sabotues grevistët

news image

Rreth 700 metra nën tokë, minatorët e Trepçës janë në grevë uri dhe madje disa u raportua se ishin në gjendje të keqe shëndetësore.

Por faqja “Trepça Sh. A.” në Facebook publikoi disa fotografi duke i akuzuar punëtorët si “sabotues” të cilët po hanë dreka e darka.

“Sabotimi dhe bojkotimi i punës nuk është zgjidhja e problemeve. Fotot më poshtë janë vetëm disa nga ato që janë marrë nga kamerat e sigurisë të Trepça Sh.A. dhe që janë vendos për të ruajtur pronën dhe sigurinë e ndërmarrjes. Nga këto foto shihet qartë sabotimi dhe bojkotimi i punës, hyrje dalje të pakontrolluara të punëtoreve si dhe sjellja e drekave e darkave për sabotuesit”, thuhet në postim.

“Menaxhmenti i Trepça Sh.A. do të ndërmerr shumë shpejtë vendime që do të bazohen në argumente dhe fakte, të cilat do të ndihmojnë që ndërmarrja të kthehet në binarët e vet të funksionalizimit. Për Trepça Sh.A.!”, thuhet në postimin e kësaj faqeje.

/GazetaSinjali/