image 22-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident tragjik në Itali

Evropë

22-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident tragjik në Itali

news image

Një 22-vjeçar shqiptar i identifikuar si Rikardo Kahuqi ka ndërruar jetë në një aksident me motor në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se ai ishte duke udhëtuar bashkë me të dashurën në momentin kur u përplasën me një kamion. I riu ndërroi jetë në vend.

Ndërkohë e dashura e tij 22-vjeçare ndodhet në rrezik për jetën në spitalin “Santa Maria”.

Aksidenti tragjik ndodhi pasditen e djeshme. Policia tashmë po heton shkakun e aksidentit. /GazetaSinjali/