Në fshatin Bresalc të Gjilanit, është arrestuar një i dyshuar pasi u kap duke transmetuar barna ilegalisht, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar nga burimet se është arrestuar i dyshuari pasi është ndaluar me automjetin e tij me të cilin ishte duke transportuar në mënyrë ilegale barna, injeksione kundër trashjes së gjakut që dyshohet të kenë ardhur nga Maqedonia e Veriut.
Në këtë rast dyshohet të jetë i përfshirë edhe një zyrtar policor, siç mëson Sinjali, babai i të dyshuarit.
Malli është konfiskuar dhe është dërguar në terminalin doganor./GazetaSinjali/