image Po transportonte ilegalisht kafe, kapet nga Policia një person në Vërmicë

Siguri

Po transportonte ilegalisht kafe, kapet nga Policia një person në Vërmicë

news image

Policia gjatë kontrollit në pikën kufitare në Vërmicë ka ndalur një automjet në të cilën një person ka qenë duke e transportuar kafe për aparat expresso dhe nuk kishe dokumente përkatëse.

Gazeta Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur të hënën, rreth orës 10:40.

Siç merr vesh gazeta, në vendngjarje kanë dalur edhe inspektorët e ATK-së.

Me rastin po vazhdojnë të merren organet kompetente. /Gazeta Sinjali/