image Po transportonte dru me traktor në Podujevë por s'kishte dokumentacion, shoqërohet në Polici i dyshuari

Siguri

Po transportonte dru me traktor në Podujevë por s’kishte dokumentacion, shoqërohet në Polici i dyshuari

news image

Dje në fshatin Herticë të Podujevës është shoqëruar në Polici një person pasi që po transportonte dru me traktorin e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali brenda Policisë së Kosovës, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor pasi që nuk posedonte dokumentacionin e duhur.

Po ashtu, bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit është liruar.

/Gazeta Sinjali/