image Po transportonte 70 kg “bar” nga dogana e Morinës, arrestohet 48 vjeçari nga Rumania

Shqipëri

Po transportonte 70 kg “bar” nga dogana e Morinës, arrestohet 48 vjeçari nga Rumania

news image

Policia e Kukësit ka finalizuar operacioni i koduar “Indicia”, ku është goditur një rast i tentativës për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në këtë operacion janë sekuestruar  rreth 70 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis po ashtu është vënë në pranga 48-vjeçari nga Rumania, që transportonte lëndën narkotike.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në pjesën e poshtme të automjetit që drejtonte ky shtetas, në shasi, në një hapësirë të përshtatur për të fshehur lëndë narkotike, u gjetën dhjetëra pako të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

“Strukturat hetimore të DVP Kukës, në bazë të informacioneve të siguruara për një rast të tentativës për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike, nga Kukësi me destinacion një nga vendet e BE-së, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe me autoritetet doganore, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Indicia”.

Në kuadër të këtij operacioni, në PKK Morinë, në dalje të RSh-së, shërbimet e Policisë kaluan në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin rumun F. B., për të cilin disponohej informacion i marrë përmes inteligjencës informative, nga strukturat hetimore të DVP Kukës.” – njofton policia. /Oranews

/GazetaSinjali/