Një person në fshatin Koretin të komunës së Kamenicës është ndalur nga policia, pasi që në automjetin e tij i janë gjetur 800 kg speca, raporton Gazeta Sinjali.
Policia bënë të ditur se personi që është ndaluar, dyshohet se 800 kg speca i ka sjellur nga Serbia.
Me vendim të prokurorit, automjeti dhe malli janë dorëzuar në terminal doganor.
Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 21:00 në fshatin Koretin të Kamenicës. /GazetaSinjali/