image "Po peshkonte buzë Drinit të Zi, nuk u kthye në shtëpi", banorët denoncojnë zhdukjen e bashkëfshatarit

Shqipëri

“Po peshkonte buzë Drinit të Zi, nuk u kthye në shtëpi”, banorët denoncojnë zhdukjen e bashkëfshatarit

news image

Banorët e fshatit Fushë-Alie të Dibrës kanë denoncuar në polici zhdukjen e bashkëfshatarit të tyre 50-vjeçar me inicialet T.Xh. Mësohet se 50-vjeçari prej orëve të pasdites ka humbur kontaktet dhe nuk është kthyer në banesë.

Banorët e fshatit Fushë-Alie të Dibrës kanë denoncuar në polici zhdukjen e bashkëfshatarit të tyre 50-vjeçar me inicialet T.Xh. Mësohet se 50-vjeçari prej orëve të pasdites ka humbur kontaktet dhe nuk është kthyer në banesë.

Blutë e Dibrës bëjnë me dije se nga deklarimet e disa banorëve, T.Xh., është parë për herë të fundit në vendin e quajtur ‘Rrethas’, buzë lumit Drini i Zi duke peshkuar dhe më pas nuk kanë parë më.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe forcat ‘Shqiponja’, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Aktualisht kërkimet janë ndërprerë për shkak të errësirës dhe do të rifillojnë përsëri në orët e para të mëngjesit.

Njoftimi i Policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, rreth orës 19.00,  janë njoftuar nga disa banorë të fshatit Fushë-Alie, ku kërkonin ndihmën e policisë pasi shtetasi T. Xh., rreth 50 vjeç, prej orëve të mbasdites ka humbur kontaktet dhe nuk është kthyer në banesë.

Nga deklarimet paraprake të disa prej banorëve, rezulton se e kanë parë  shtetasin T. Xh., në vendin e quajtur ‘Rrethas’, buzë lumit Drini i Zi, dyshohet duke peshkuar dhe më pas nuk kanë parë më.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe forcat ‘Shqiponja’, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Aktualisht kërkimet janë ndërprerë për shkak të errësirës dhe do të rifillojnë përsëri në orët e para të mëngjesit. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/GazetaSinjali