image "Po na kërkojnë bitcoin", flasin për Sinjalin nga kompania në Graçanicë që u sulmua nga hakerët

Siguri

“Po na kërkojnë bitcoin”, flasin për Sinjalin nga kompania në Graçanicë që u sulmua nga hakerët

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se kompania “Vali Impex” me seli në Llapnasellë të Graçanicës ka qenë cak i hakerëve, të cilët janë futur në sistemin kompjuterik, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga kjo kompani i kanë thënë Gazetës Sinjali se janë në kontakt me hakerët.

Për t’ua rikthyer sistemin, hakerët po u kërkojnë pronarëve 0.15 bitcoin, shumë e cila për momentin ka vlerën e mbi 4 mijë eurove.

Personi përgjegjës që u përgjigj në telefon i tha Gazetës Sinjali se me hakerët janë duke komunikuar në gjuhën angleze.

“Po e vërtetë është, të premten më duket. Si pasojë e këtij sulmi, është ndërprerë puna në kompani. Jemi në proces të kthimit të sistemit, ende nuk jemi kthy në normalitet. Policia kanë ardhë, por nuk kemi informacion nëse ka persona të dyshuar ose të arrestuar. Ne jemi duke kontaku me keqbërësit. Po kërkojnë bitcoin, 0.15 bitcoin. Po komunikojmë në gjuhën angleze”, thanë nga kjo kompani për Gazetën Sinjali./Gazeta Sinjali/