Rastet e ngacmimeve nuk po kanë të ndalura në vendin tonë edhe pas raportimeve në polici, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur gjatë të së mërkurës në Podujevë, ku një femër ka raportuar në polici se është duke u ngacmuar në forma të ndryshme nga një person.
Pas raportimit në polici nga viktima, i dyshuari është arrestuar dhe pas vendimit të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së mërkurës rreth orës 19:00 në Podujevë. /GazetaSinjali/