image Po kthehej me motor nga puna, humb jetën tragjikisht 36-vjeçari shqiptar në Itali

Evropë

Po kthehej me motor nga puna, humb jetën tragjikisht 36-vjeçari shqiptar në Itali

news image

36-vjeçari shqiptar Armando Kola, ishte duke u kthyer me motor nga puna për në shtëpinë e tij dhe u përplas me një fuoristradë tip ‘Suzuki Vitara’ në Provaglio d’Iseo, Breshia në Itali.

Shqiptari me origjinë nga Shkodra kishte ndërruar jetë në vend ndonëse një infermier që po udhëtonte në rrugë në momentin e aksidentit i dha ndihmën e parë.

Përpjekjet për ta ringjallur nga mjekët që ndërhynë ishin të kota, jo vetëm një ambulancë nga Kryqi i Kuq Palazzolo, por edhe ambulanca ajrore që u ngrit nga Bergamo.

Aksidenti ndodhi dje rreth orës 17:30 në rrugën 510 mes Prrovaglio dhe Camignone siç raportojnë mediat e huaja, ku motoçikleta e shkodranit përfundoi poshtë makinës pak çaste pas rrëshqitjes së parë.

/GazetaSinjali/