Detaje të reja nga vrasja e sotme në Tiranë. Burimet bëjnë me dije se konflikti mes viktimës dhe autorit të ngjarjes ka nisur pasi viktima e ka sharë me termin “malok” dhe Olgert Dhimitri është ndjerë i ofenduar dhe ka nisur menjëherë debatin, i cili përfundoi me vrasje.
Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme në zonën e “Harry Fultz” në kryeqytet. Burime nga policia bëjnë të ditur për gazetaren Xhensila Kodra se viktima dhe autori jetonin në të njëjtën lagje, shkruan abcnews.
37-vjeçari, i cili ndodhet në ambientet e komisariatit ka qenë në gjendje të dehur. Mësohet se konflikti ka nisur me fjalë në një lokal të lagjes dhe më pas kanë dalë jashtë.
Autori e ka goditur me thikë, ku si pasojë e plagëve të marra, 60-vjeçari humbi jetën. Dyshohet se 37-vjeçari është gjithashtu edhe përdorues i lëndëve narkotike.